-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kutllovci: Nuk e dimë se kur do të vendosemi në Gjykatën e Veriut

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Gjykatës në Mitrovicë Ali Kutllovci nuk e di datën kur personeli i kësaj gjykate do të kthehet në objektin në Mitrovicën Veriore.

Edhe pse është bërë një muaj prejse është dashur të fillojë zbatimi i marrëveshjes për drejtësi të arritur në dialogun e Brukselit, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë Ali Kutllovci nuk e di se kur personeli i gjykatës që drejton do të kthehet në objektin në Mitrovicën Veriore.

Kutllovci në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” të transmetuar të premten tha se vetëm para dy javësh e ka pranuar zyrtarisht nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës marrëveshjen që është arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ne vetëm para dy javësh zyrtarisht e kemi pranuar nga KGjK marrëveshjen që është arritur në Bruksel. Në këtë drejtim ne vetëm prej mediave çka kemi dëgjuar deri tash”, tha Ali Kutllovci.

Punonjësit e tash Gjykatës Themelore në Mitrovicë u dëbuan me dhunë nga objekti në Mitrovicën Veriore, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

Prej atëherë Gjykata Themelore e Mitrovicës funksionoi në Vushtrri.

Kutlovci tregoi se vazhdimisht u është thënë se nuk mund të kthehen në veri për arsye sigurie.

“Shteti i Kosovës gjithherë është sfiduar përmes Mitrovicës dhe edhe sistemi gjyqësor po ashtu. Arsye që na u ka dhënë neve që mos me u kthye në objektin tonë nga 20 shkurti i viti 2008 ka qenë siguria”, tha Kutllovci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img