1.5 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Mushkolaj – Selmanajt: LDK ka nënshkruar në Washtington marrëveshje që nuk e ka pasur referencë Kushtetutën

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për pranimin e planit evropian. Sipas tij kjo marrëveshje nuk e ka referencë Kushtetutën e Kosovës.

Selmanajt në Debat Plus, i është kundërpërgjigjur, analisti Imer Mushkolaj, i cili tha se njëjtë kishte vepruar edhe LDK me ish-kryeministrin Avdullah Hoti, në Washington, ku sipas tij kishte nënshkruar marrëveshje pa iu referuar Kushtetutës.

“LDK dhe Hoti, keni qenë në Uashington, e keni nënshkruar një marrëveshje që nuk ka referencë në Kushtetutë. Gjema marrëveshjen, e kam përpara, nëse gjeni referencë në Kushtetutë unë tërhiqna. Për referencë nuk e keni asnjë, vazhdimisht marrëveshjet prej secilës qeveri, s’kanë pasë referenca në kushtetutë. Kemi fol për situatë neutrale për normalizim të marrëdhënieve”, ka thënë ai.

Tutje, Mushkolaj ka thënë se nuk beson se LDK dhe PDK, janë të sinqertë kur thonë se e kundërshtojnë marrëveshjen, pasi sipas tij këto dy parti e kanë nënshkruar Asociacionin së pari në 2013 dhe pastaj në 2015.

“As LDK as PDK, që janë nënshkrues të 2013-tës, nuk i marr seriozisht në sinqetitetin e tyre. Vetë LDK, e ka nënshkru parimet jokushtetuese, gjykata ka thënë unë jo. Ende nuk e di qëndrimin e LDK-së, pavarësisht sqarimeve tuaja, pse është e papranueshme kjo marrëveshje. E kemi dëgju Adbixhikun, që ka thënë se nëse vjen në kuvend nuke voton, nuk e besoj, nëse marrëveshja shkon në kuvend ajo do ta votojë, jam i sigurtë”, ka thënë ai./RTV Dukagjini/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img