-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Nuk mjafton që barnat t’i ketë farmacisti, duhet t’i ketë edhe pacienti

Pas miratimit të Projektligjit për Çmimin e Produkteve Medicinale në Qeverinë e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se barnat për qytetarët duhet të jenë të disponueshme dhe të përballueshme.

Kurti ka theksuar se ky projektligj mundësin përballimin e sëmundjeve me masa të përballueshme.

“Barnat duhet të jenë edhe të disponueshme edhe të përballueshme. Nuk mjafton që ato të jenë në raftet e barnatoreve, nëse nuk janë në sirtarët e shtëpive tona. Nuk mjafton që t’i ketë farmacisti, nëse nuk i ka pacienti. Na duhen të dyja, pa kursyer shëndetin dhe duke kursyer xhepin. Projektligji për Çmimin e Produkteve Medicinale, që e miratuam sot në qeveri, na mundëson të përballojmë sëmundjet me barna të përballueshme, të vendosim çmime tavan dhe të unifikuara për ilaçet. Që të ruajmë shëndetin e qytetarëve dhe t’i mbrojmë ata nga abuzimi me çmime”, ka shkruar Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img