4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku takohet me këshilltaren e presidentit Macron, a do të ndryshoj LDK qëndrimin për planin franko-gjerman?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se është pritur në takim nga këshilltarja e presidentit Macron, Isabelle Dumont.

Abdixhiku ka thënë se ka ritheksuar qëndrimet e LDK-së mbi procesin e dialogun.

“Implementimi i marrëveshjeve paraprake, komform rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nuk kanë alternativë. Shtrova po ashtu, domosdoshmërinë e hapjes së rrugës së re, drejt integrimit euroatlantik, me theks të veçantë, anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në NATO; dhe mbështetjen që Franca mund ta jep në këtë drejtim”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.

Postimi i tij i plotë:

Sot, në Paris, u prita në Pallatin Presidencial Élysée nga Këshilltarja e Presidentit Macron, znj. Isabelle Dumont.

Shpreha falënderimet për mbështetjen e shtetit francez në të gjitha periudhat shtetndërtuese të Republikës së Kosovës. Ritheksova qëndrimet e LDK-së mbi procesin e dialogut, si një proces të cilin vendi ynë duhet ta trajtojë me prioritet si mjet drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme, me njohjen në qendër të saj. Implementimi i marrëveshjeve paraprake, komform rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nuk kanë alternativë. Shtrova po ashtu, domosdoshmërinë e hapjes së rrugës së re, drejt integrimit euroatlantik, me theks të veçantë, anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në NATO; dhe mbështetjen që Franca mund ta jep në këtë drejtim.

Gjatë ditës, në takime të ndara u prita dhe në Ministri të Punëve të Jashtme dhe në Senatin francez. Aty takova zëvendësdrejtorin për Evropën Kontinentale, z. Sylvain Guiaugue, si dhe Senatoren Sénatrice Laure Darcos, kryetare e Grupit të Miqësisë Francë – Kosovë në Senat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img