-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Bardhi: Emri i Bashës nuk do të jetë në fletën e votimit

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi duke folur në lidhje me zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, teksa ka thënë se regjistrimi i PD-së përmes autorizimit të Lulzim Bashës në KQZ është një praktikë e lejuar me ligj.

Bardhi deklaroi në News 24 se në zgjedhjet e 14 majit demokratët rrezikojnë të humbasin sërish, duke përmendur edhe rastin e bashkisë së Kurbinit, i cili është një bastion i PD-së dhe sipas tij “është falur dy herë”.

Ai vijoi duke thënë se për sa i përket Lulzim Bashës, emri i të cilit ende figuron si kryetar i Partisë Demokratike, se kjo është një çështje teknike dhe siguroi se emri i tij nuk do shfaqet në fletën e votimit në 14 maj.

“Nuk e di pse është çështje kjo. Ka 3 ditë që është kthyer në çështje se kur është zbuluar. Regjistrimi i një partie me autorizim është praktikë e lejuar me ligj. PS ka çuar kërkesë në KQZ me autorizim, nuk e ka firmosur Edi Rama kërkesën. E njëjta është edhe në PD. Nuk ka firmosur kërkesë për regjistrim në zgjedhje Lulzim Basha. Kërkesën e ka firmosur sekretari për çështjet ligjore në PD. Është fakt që Basha është dorëhequr nga kreu i PD.

Basha ka lëshuar para dorëheqjes autorizimet për drejtimin e partisë. Ai autorizim përderisa nuk është shfuqizuar nga kreu i PD është i vlefshëm dhe me fuqi të plotë ligjore. Ministri dhe zëvendës ministri janë një rast. Kur një ministër ikën delegon kompetencat te zëvendësministri. Dikush që largohet nuk merr me vete funksionimin e PD-së, duhet të mundësohet funksionimi i PD-së.

Kemi propozuar një platformë për shkrirjen e 2 grupeve. Në 25 mars Berisha ka ardhur në zyrën time dhe tha që jemi të shkarkuar sipas këtij vendimi gjykate që kishte në dorë dhe struktura legjitime është ajo që përcakton vendimi. Edhe pse vendimi nuk kishte forcë ligjore e pranuam si një realitet politik e juridik. Në prill grupi parlamentar i PD ka kërkuar nga Berisha të stoponte 1 muaj proceset e riorganizimit të brendshëm dhe të bënim një organizim të përbashkët të PD-së. Kërkuam një proces të përbashkët partie nga baza në qendër dhe kjo nuk u pranua dhe Berisha vijoi. Unë nuk e shoh zgjidhjen në PD te ndarja por te bashkimi me njëri tjetrin. Kjo ka qenë arsyeja pse nuk kemi proceduar me asnjë proces.

Basha ka dhënë dorëheqje në mënyrë publike para kryesisë së PD-së. Kryesia ka një dokument që njeh largimin e Bashës. Është fakt i njohur publik. Dorëheqja e një kryetari nuk dërgohet për regjistrim në gjykatë por dërgohet akti i kryetarit të ri, i cili e heq emrin e kryetarit të vjetër.

Partia Demokratike ka një dosje në gjykatën e Tiranës dhe asnjë gjyqtar nuk merr dot vendim pa dosjen. A pretendon Berisha se është zgjedhur kryetar i PD-së, dini gjë ta ketë çuar në gjykatë për ta regjistruar. Nuk mund të merrej në shqyrtim për sa kohë nuk ishte në gjykatën e Tiranës. Për zgjedhjen e kryetarit të ri kemi treguar përgjegjshmëri për të mos ecur në mënyrë të njëanshme. Nëse në zgjedhjet tona marrin pjesë demokratët që mendojnë si unë kam përjashtuar gjithë demokratët e tjerë që nuk njohin realitetin si Gazment Bardhi. Kemi dashur ta sheshojmë këtë problematikë. Mund të ecnim dhe ne me institucionet paralele dhe të bënim lëmsh demokratët.

Basha si çdo anëtar i PD e ka detyre të kontribuojë, Basha ndodhet në Shqipëri në dijeninë time. Çdo anëtar i PD duhet të kontribuojë për fitoren e PD-së në zgjedhjet e ardhshme lokale pavarësisht se çfarë mendon rreth debatit. Ndoshta nuk është zgjedhja më e mirë dhe grupi tjetër ka mendim më të mirë. Do ishte akti më i papërgjegjshëm që do bëhej ndaj demokratëve nëse do dilnin nën logo tjetër dhe të nxisnin daljen me 2 kandidatë të opozitës. Unë nuk dua ta besoj këtë.

Nuk na e kanë borxh demokratët, ata duan të fitojnë. Ne kemi falur dy herë Kurbinin, bastion i PD-së. Kemi tërhequr kandidatin në 2015-ën për shkak të dekriminalizimit. Në 2019-ën nuk hymë në zgjedhje kur Kurbini është bashki e fitueshme si bastion i PD-së nëse kanë një alternativë të unifikuar. Nëse kemi 2 kandidatë rrezikojmë që për fajin tonë të vazhdojë të qeverisë Edi Rama. Demokratëve nuk u intereson fajtori nëse humbasin në 15 maj, Nuk ka asnjë rëndësi. Unë jam mandatuar nga kolegët e mi si një demokrat për të eksploruar mundësi bisedimi me grupimin që drejton Berisha, deri tani nuk kemi marrë përgjigje pozitive. Ka orë përpara, unë dua të besoj te përgjegjshmëria e tyre sepse ua kemi borxh demokratëve.

As palët e tjera opozitare nuk e dinë se me kë të nënshkruajnë marrëveshjen për koalicionet. Zgjidhje ka dhe duhet të ketë përgjegjshmëri e vullnet politik. Nga ana jonë është bërë një ofertë që ka surprizuar palën tjetër. Boll i kemi lodhur demokratët me këto debate. Duhet të fokusohemi te zgjedhjet dhe votimet.

Në përgjigje të thirrjes së Ristanit nuk duhet të regjistrohet as PS-ja për shkak të autorizimit. Fleta e PD-së nuk do jetë me emrin e Bashës. Kam 3 zgjidhje në tavolinën time për këtë. Garantoj se ligjërisht do mundësohet që Basha të mos jetë në emrin e fletës së votimit, është çështje teknike”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img