Skuadra e Ferizaj ka shënuar një fitore të madhë në ndeshjet e mesjavës në xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës.
Klubi i bardhë e kaltër mposhti 2 me 1 kundërshtarët nga Podujeva, Llapin në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik.
Ekipi i Tahir Batatinës kaloi e para në epërsi. Në minutën e 11’të mysafirët shënuan me anë të Gerard Prognit.
Por ishte Edon Sadriu që me dy golat e tij, ia dhuron tre pikë skuadrës së tij që po lufton për mbijetesë në tabelën e Superligës.
Me këtë fitore, Ferizaj shkon në kuotën e 24 pikëve, një më shumë se vendi i fundit, Drenica (23) dhe një më pak se vendi i tetë, Malisheva (25), kurse Llapi mbetët me 29 pikë në vendin e gjashtë.
Dy ndeshjet tjera u mbyllen me këto rezultate:
Drenica 1-2 Trepça ‘89
Malisheva 1-2 Dukagjini