-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

U vra aksidentalisht, zbulohen kamerat e ekzekutimit të Pëllumb Islamit në Athinë

Detaje të reja janë bërë të njohura nga autoritetet greke, lidhur me vrasjen e 40 vjeçarit shqiptar nga Delvina, Pëllumb Islami.

Policia ka arritur të gjejë kamerat e lokalit në “Nea Ionia” të Athinës, mbrëmjen e 21 shkurtit, të cilat ishin fshehur qëllimisht nga pronari i lokalit, i cili tashmë ndiqet penalisht për “dëshmi të rreme” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.

Mediat greke raportojnë se nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se Pëllumb Islami ndodhej në tavolinë me një shtetas të armatosur. Pas pak në lokal mbërrijnë 6 persona të tjerë dhe aty nis përleshja.

Rezulton se personat që kanë qëlluar me armë zjarri janë personi që shoqërohej me Islamin dhe një nga 6 personat që hyri më pas në lokal. Madje para të shtënave ka pasur përleshje me duar dhe me qytën e armës.

Nga pamjet filmike rezulton se personat e përfshirë në total janë 8. Policia ka identifikuar 2 persona të përfshirë në vrasje dhe 6 të tjerë për pjesëmarrje në krim. Deri tani nuk është arritur të arrestohet asnjëri prej tyre, ndërkohë mendohet se disa fshihen në Shqipëri e disa në Greqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img