-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi u dhuron lule grave të partisë: Ka ende shumë punë për barazi gjinore

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar koleget e tij partiake.

Pas takimit me to, ai tha se duhet të bëhet edhe më shumë për të siguruar barazi gjinore.

“Takova sot koleget e PDK-së të cilat kanë pozicione udhëheqëse, deputetet, anëtaret e Kryesisë, Kryesueset e Kuvendeve Komunale dhe Nënkryetaret e Komunave, të cilat i falënderova për angazhimin dhe shembullin e përditshëm që japin në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri”.

Pas takimit me to, ai tha se duhet të bëhet edhe më shumë për të siguruar barazi gjinore.

“Megjithëse kjo është një ditë kushtuar festimit të arritjeve sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave – është edhe një përkujtim se misioni për barazi gjinore nuk ka mbaruar dhe kërkon ende shumë punë për t’u bërë”.

Krasniqi tha se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, gratë në Kosovë ballafaqohen akoma me sfida dhe vështirësi nga më të ndryshmet, për të cilat shtoi se është tejet e rëndësishme që të vazhdojnë t’i mbështesin.

“Pikërisht për këto arsye, jam tejet i lumtur dhe krenar që si Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, për herë të parë në Kosovë dhe rajon, kemi marrë vendimin për të zbatuar barazi të plotë gjinore, 50/50, në të gjitha nivelet e udhëheqjes dhe vendimmarrjes në parti”.

Sipas Krasniqit, inkurajimi i pjesëmarrjes së grave në politikë dhe në udhëheqje është thelbësor për fuqizimin e rolit të gruas dhe barazisë gjinore.

“Kur gratë kanë përfaqësim të barabartë në udhëheqje, zëri i tyre dëgjohet më shumë dhe nevojat e tyre adresohen. Përmes këtij vizioni, ne do të  përkushtohemi që të krijojmë politika dhe veprime më të mira që promovojnë dhe avancojnë të drejtat e grave. Vetëm duke fuqizuar gratë përmes arsimit, kujdesit shëndetësor, mundësive ekonomike, ndryshimit të qëndrimeve shoqërore dhe promovimit të lidershipit politik dhe ekonomik, gratë mund të përmbushin potencialin e tyre të plotë dhe të shtojnë ndikim e madh pozitiv që mund ta kenë për shoqërinë dhe shtetin. Po, ka ende shumë punë për t’u bërë – Po, jemi të vendosur që këtë punë ta bëjmë së bashku”.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img