4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Me Steinmeier president të Gjermanisë, rritet bashkëpunimi ndërshtetëror

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka uruar zgjedhjen e Frank-Walter Steinmeir si president i Gjermanisë.

Në një postim në rrjetin social facebook, ai ka shkruar se Stenimeir dhe kancelarja Merkel do t’i adresojnë përgjegjësitë dhe sfidat e vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, transmeton lajmi.net

“Roli i Gjermanisë është dëshmuar si vendimtar për stabilitetin në rajon, kurse mbështetja gjermane për Kosovën ka ndikuar shumë edhe në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Ai është shprehur i bindur se zgjedhja e Steinmeier si president, do t’i rris bashkëpunimet ndërshtetërore mes Gjermanisë dhe Kosovës

Lexo postimin e plotë:

Në emër të popullit dhe institucioneve tona, mikut të dëshmuar të Kosovës, Frank-Ëalter Steinmeier, ia uroj zgjedhjen e tij President i Republikës Federale të Gjermanisë.

Jam i bindur se presidenti i zgjedhur Steinmeier dhe kancelarja Merkel do t’i adresojnë me përgjegjësitë më të larta të gjitha sfidat me të cilat po ballafaqohen shtetet e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.

Roli i Gjermanisë është dëshmuar si vendimtar për stabilitetin në rajon, kurse mbështetja gjermane për Kosovën ka ndikuar shumë edhe në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar.

Miku i Kosovës, Frank-Ëalter Steinmeier, ka qenë mbështetës i vazhdueshëm edhe sa ishte Ministër i Jashtëm i Gjermanisë, veçanërisht për dialogun me Serbinë, ndaj të cilit ne mbesim të angazhuar deri në

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img