4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

EULEX-i do t’i gjykojë vetëm rastet e Limajt, Rugovës e Kelmendit

Vetëm 3 raste të mëdha është i interesuar EULEX-i t’i mbajë për t’i gjykuar tani pas ndryshimit të mandatit. KTV-ja ka mësuar nga burime brenda misionit evropian që deri në fund, EULEX-i do t’i çojë vetëm rastin MTPT ndaj Fatmir Limajt, rastin e vizave ndaj Ukë Rugovës dhe rastin ndaj Naser Kelmendit.
Ish-ministri i Transportit, Fatmir Limaj, tani kryetar i Nismës për Kosovën akuzohet për krim të organizuar dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. (mars 22)
Edhe ish-deputeti i LDK-së, Ukë Rugova, akuzohet për krim të organizuar në lidhje me veprën e kontrabandimit me migrantë në rastin e keqpërdorimeve me viza italiane.

Kurse, një nga më të kërkuarit e Ballkanit, Naser Kelmendi, akuzohet që si pjesë e një grupi kriminal të organizuar, ka transportuar dhe shitur më shumë se 50 kg heroinë, 150 mijë tableta ekstazi dhe 2.5 tonë acid anhidrik acetik, nga Amerika e Jugut, Turqia deri në Serbi, Kosovë, BeH dhe Kroaci, e vende tjera evropiane.
“Misioni, megjithatë, tani është duke diskutuar që Brukseli ka bërë shumë shkurtime brenda EULEX-it. S’ka gjyqtarë të mjaftueshëm që të gjykojnë raste të mëdha, nuk ka mjaftueshëm gjyqtarë as që të jenë pjesë e ankesave në Apel”, ka thënë ky burim për KTV-në.
Ky burim, zyrtar në EULEX, ka shtuar se për momentin dhe në këtë fazë hetimore, misioni do të vazhdojë të merret me rastin e Azem Sylës, por në gjykim kryesor do të jenë vendësit.
KTV-ja ka raportuar të enjten se EULEX-i tashmë ka nisur transferimin e rasteve te gjyqtarët vendorë.
Këtu përfshihen r

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img