2 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Vjen ndryshimi i madh në Facebook

Ka kaluar kohë e gjatë që kur Messengeri ka funksionuar jashtë aplikacionit të Facebookut.

Tash, nëntë vjet pas, “Meta” po e kthen prapa vendimin dhe po i bashkon.

“Jemi duke testuar mundësinë që njerëzit t’i qasen inboxit të Messengerit brenda aplikacionit të Facebookut dhe së shpejti do ta shihni këtë veçori”, ka thënë shefi i Facebookut, Tom Alison, shkruan “Engadget”. “Duam ta bëjmë më të lehtë e më të thjeshtë për njerëzit që të lidhen me njëri-tjetrin”.

Kur “Meta” e pati hequr Messengerin nga Facebooku më 2014, pati njoftuar se “qëllimi është që të fokusohet zhvillimi i Messengerit si përvoja më e mirë e mundshme e mesazheve telefonike”.

Vendimi për largim ishte marrë më 2014, ndërsa më 2016, Facebooku nisi t’i shtynte njerëzit drejt aplikacionit të Messengerit duke ua hequr inboxin nga aplikacioni bazë.

Alison ka thënë se kthimi prapa nënkupton që njerëzit do ta kenë më të lehtë t’i shpërndajnë postimet, pa pasur nevojë ta ndryshojnë aplikacionin

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img