0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Dy vite pas marrjës së pushtetit, VV përmbushë premtimin elektoral

Sot, në mbledhjen e Qeverisë është miratuar Projektligji për rregullimin e çmimit të barnave, të cilin Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë që do të ketë ndikime pozitive në jetën e qytetarëve të Kosovës.

“Sapo miratuam projektligjin për çmimin e branave, për këtë nismë është punuar gjatë në MSH janë studiuar direktivat e vendeve të BE që të krijohet një formë më e mirë për vendin tonë. Përfituesit e këtij ligji janë drejtpërdrejtë qytetarët, të cilët janë përballur me çmime të larta. Jemi duke punuar që ky raport të përmbyset një herë e mirë”, ka deklaruar Vitia.

Ai ka treguar se miratimi i këtij ligji është përmbushje e premtimit të dhënë në fushatë zgjedhore.

“Ky projektligj plotëson politikën tonë për mbrojtën e qytetarëve. Ligji do të mundësojë evitimin e çmimeve të ndryshme për produktet identike. Ky ligj do të parandaloj edhe blerjen me çmime të larta të barnave nga institucionet shëndetësore. Një nga premtimet edhe në fushatën tonë ka qenë trefishimi i inspektoreve. Janë paraparë edhe 44 inspektorë shëndetësor që do ta monitorojnë zbatimin e këtij ligji”, ka thënë ministri, Arben Vitia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img