-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, kush është serbi i arrestuar për krime lufte?

Të marten u raportua nga Prokuroria Speciale e Kosovës për arrestimin e një personi të nacionalitetit serb të dyshuar për krime lufte në Kosovë, përkatësisht për dhunë, torturë dhe keqtrajtim të civilëve shqiptarë në Kamenicë gjatë vitit 1999.

Zlatko Arsić (45 vjeçar) ishte edhe ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës deri në dorëheqjen masive që pasoi pas 5 nëntorit të vitit të kaluar nga komuniteti serb në pjesën veriore të vendit në krizën me targat e paligjshme serbe “KM, PZ, etj”.

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën që udhëhiqet nga Petar Petkoviq, doli me një seri reagimesh propagandistike rreth arrestimit të Arsic, i cili u ndalua në kufirin e Merdares duke akuzuar shtetin e Kosovës për presion ndaj serbëve.

Gjithashtu kjo e ashtuquajtur Zyrë për Kosovën i reaguan edhe Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës, për të cilin thanë se ky i fundit i dha verdiktin para një procesi gjyqësor.

Pas njoftimit të arrestimit të Arsic me dyshime të kryerjes së krimeve të luftës në Kosovës, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili u shpreh se “krimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë as nuk i harrojmë e as nuk i falim”.

“Drejtësia për secilin akt ç’njerëzor ndaj popullatës së pafajshme është e pashmangshme”, u shpreh ministri derisa edhe tregoi rreth dyshimeve që rëndojnë mbi personin e arrestuar.

“Sot jam njoftuar se është arrestuar një qytetar i nacionalitetit serb që akuzohet se gjatë vitit 1999, në cilësi të personit zyrtar, ka ushtruar dhunë, torturë e keqtrajtim ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë. I njejti po ashtu akuzohet se në bashkëpunim me struktura paramilitare serbe ka marrur pjesë edhe në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës”.

Sveçla u shpreh se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe se ky është një fakt botërisht i njohur. “Kryesit e akteve kriminale ndaj popullatës së pafajshme nuk janë dënuar asnjëherë për këto krime ose janë dënuar minimalisht”.

“Teksa ne e kemi të freskët dhimbjen për secilin qytetar të shtypur, të keqtrajtuar, të dëbuar, të masakruar e të zhdukur, drejtësia është domosdoshmëri. Është e vonuar por është e pashmangshme”, përfundoi ai.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë të nacionalitetit serb me inicialet Z.A i dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Z.A, dyshohet dyshohet se gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në muajin mars 1999, në stacionin policor në Kamenicë në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe, i uniformuar dhe armatosur, fillimisht kishte rrahur të dëmtuarin me inicialet B.M, me shufra gome dhe shqelma, duke e torturuar në mënyrë çnjerëzore, maltretuar dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda, trauma dhe pasoja në shëndet dhe duke e kanosur seriozisht për jetë për një orë e gjysme, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Po ashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri Z.A., gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në periudhën shkurt-mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës me rrethinë, pastaj ka filluara të bëjë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve, i’a ka vënë zjarrin, si dhe ka marr pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img