Mbrëmjen e kaluar në “BBVA”, u krijuan tensione në studio, pasi Kiara mori informacione nga jashtë si avantazh si lidere e shtëpisë.
Ajo u prek më së shumti me komentet e Efit, e cila i doli kundër kur Luizi “kryqëzohej” për dhunë ndaj Kiarës tek lavamani.
Pas kësaj Efi ka pasur përplasje me opinionistët, e cila i ka dalur në mbrojtje Luizit dhe nuk e ka cilësuar dhunë situatën.
Ishte Arbëri ai i cili shpërtheu ashpër ndaj ish-banorëve, Efi, Ronaldo dhe Mikela.
Sipas tij, ata po e shfrytëzojnë Luizin për famë, teksa i quajti “përfitues” dhe se jetojnë për klikime.
Lidhur me këtë ka reaguar ashpër moderatorja, Fatma Haxhialiu.
Ajo i ka dalë kundër Arbërit, duke thënë se nuk e kupton pse gjithë ky përçmim ndaj ish-banorëve.
Më tej ajo ka shtuar “Po ti Arbër nuk del për shikueshmëri dhe klikime?