3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kërkohet paraburgim për pastruesen në Gjakovë që dyshohet se ia vodhi pronares stolitë e arit në vlerë prej 15 mijë euro

Një grua në Gjakovë e ka raportuar në polici vjedhjen e stolive të arit, që sipas saj, vlera është rreth 15 mijë euro. E njëjta ka dyshuar se vjedhjen e ka kryer pastruesja e shtëpisë. Lidhur me rastin, policia ka arrestuar të dyshuarën e cila me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia ka konfirmuar se vjedhja ka ndodhur me datën 2 mars në rrugën “Ilir Sopa” në Gjakovë, por që në polici është raportuar me 6 mars.

Ndërsa zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Hekuran Batusha, tha se gruaja dyshohet për veprën penale “vjedhja e rëndë” dhe për të njëjtën është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana e juaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, për këtë rast ka ndaluar të dyshuarën, në kohëzgjatje prej 48 orëve, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’, nga neni 315 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Gjakovë, në gjykatën kompetente ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se e pandehura ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 të KPRK-së”, tha Batusha.

Policia ka njoftuar se gruaja dyshohet se ka kryer vjedhjen teksa ishte duke punuar si pastruese në shtëpinë e viktimës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img