-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti i thërret ministrat, emëron sot drejtorin e ri të Policisë

Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat në një mbledhje të Qeverisë.

Mbledhja është caktuar të mbahet të orën 10:00, siç njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë  pritet të emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tashmë e ka rekomanduar për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxhën, i cili pritet që për pesë vjet të drejtojë njërin prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë në vend.

Në pikën 2 të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-054 për Statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, personat e dhunuar gjatë luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-172. Kjo pikë e rendit të ditës do të prezantohet nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve.

Po ashtu, në këtë mbledhje pritet të bëhet edhe shqyrtimi i draftit të deklaratës së prioriteteve afatmesme të Qeverisë 2024-2026.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img