Mot i ngrohtë dhe i thatë ditën e mërkurë, me intervale me diell dhe vranësira kalimtare.
Do të fryjë edhe erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7-14m/s, me hove vende-vende deri në 20m/s (70km/h).
Temperaturat minimale 2C-4C, e maksimalet 13C-15C, njofton Prishtina Weather.
Mot kryesisht i ngrohtë mbetet deri ditën e shtunë. Më shumë gjasa për shi ditën e premte.
Të dielën paksa më ftohtë e priten edhe të reshura shiu.