-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Dreqi t’hangtë, s’e le asnjë qershi pa e hongër”, Musliu shpjegon deklaratën e saj për Kurtin në Kuvend

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, sqaroi se çfarë kuptimi kishte metafora me qershi që i kishte thënë kryeministrit Kurti para pak ditësh në Kuvend.

Ajo u shpreh se ajo që ka paraqitur në Kuvend të Republikës së Kosovës ka ardhur si rezultat i sjelljes së Albin Kurtit aty atë natë.

“Besoj që shumica e dinë se çka d.m.th “t’i hash qershitë”. Mendoj që metafora është shumë e pastër. Unë jam e bindur 100 % që nuk kam përdorur gjuhë joparlamentare në asnjë formë dhe rrethanë. Metafora nuk është joparlamentare”, vlerësoi Musli.

Tutje, me insistim të opinionistëve në studio, Vehbi Kajtazi e Gazmir Raci, ajo sqaroi saktësisht se çfarë kuptimi ka metafora me qershi, e përmendur nga ajo në Kuvend të Kosovës.

“Një person i cili gënjen pareshtur, ose thotë fjalë të pavërteta dhe kthehet i përpin fjalët e veta, është e njëjta me ato të qershive. Ka të bëjë me një qytetar i cili ka qenë i lodhur gjatë një udhëtimi të tij, dhe është ulur nën një qershi, i ka ngrënë qershitë sa i janë dashur, ndërsa qershitë tjera i ka keqpërdorur dhe i ka bërë të pashfrytëzueshme, sepse unë i hëngra dhe të mos i hanë të tjerët që do vijnë. Dhe kur kthehet rrugës, e zë lodhja prapë , dhe kthehet te qershitë që i ka dëmtuar vet. Ky është kuptimi”, deklaroi në Klan Kosova deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Ndërkaq, drejtuesi i emisionit, Adriatik Kelmendi, gjatë sqarimit të saj, ia tha dëmtimi i qershive në të vërtetë nënkupton urinimin mbi to. “Që i bie, ka urinuar mbi to”, i tha Kelmendi, gjë të cilën Musliu e pohoi me lëvizje koke

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img