-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Erdogan premton ndërtimin e rreth 500 mijë banesave për të prekurit nga tërmeti

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, është zotuar të rindërtojë rajonin jugor të vendit, të goditur muajin e kaluar nga tërmetet e fuqishme që ua morën jetën më shumë se 46 mijë njerëzve.

“Sot, ndërsa lëmë pas javën e katërt që nga tërmetet, ne shohim më qartë përmasat e fatkeqësisë që përjetuam dhe ndjejmë dhimbjen e humbjeve tona më thellë”, tha Erdogan pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara.

Më 6 shkurt, tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provinca – Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaras, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Më shumë se 13.5 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga tërmetet shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriperëndimore.

“Qëllimi ynë është të fillojmë ndërtimin e 244,000 banesave dhe 75,000 shtëpive të fshatit në dy muajt e ardhshëm”, citohet të ketë thënë Erdogan, duke shtuar se ndërtimi i 22,000 prej tyre tashmë kishte filluar./abcnews.al

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img