Gazetari Valon Syla ka thënë në emisionin Pressing në T7 se do të gjuajë gaz lotsjellës në studio nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zbaton Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Syla tha se Kurti ka gjuajtur gaz lotsjellës në Kuvend kundër zbatimit të kësaj marrëveshje ndërkombëtare, ndërsa tani ai e pranoi Planin Evropian në të cilin thuhet se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e mëparshme.
“Unë do të hedh gaz lotsjellës këtu. Këtu me gjujt. Nuk jom deputet se e kisha gjujt në Kuvend. Kaq mund të bëjë”, tha Syla. /Gazeta Express/