-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Musliu: Për të ardhur në pushtet, opozita e Kurtit i ka shtyrë të rinjtë e të rejat të vdesin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se kryeminsitri Albin Kurti, dallon shumë me “Kurtin e opozitës”.

“Të jesh në pozitën që është Albini sot dhe të përballesh me Albinin që ka qenë në opozitë, është një refuzim i jashtëzakonshëm ndërmjet këtyre dy personave. Sa herë që përballet me Albinin e opozitës ka probleme të mëdha”, u shpreh Musliu në Klan Kosova.

Ajo tha se Kurti sa ishte në opozitë ka lënë gjurmë të mëdha, duke shtuar se, sipas saj, për të ardhur në pushtet i ka shtyrë të rinjtë drejt vdekjes.

“Opozitën që e ka bërë Albini Kurti, në Kosovë ka lënë gjurmë të mëdha, kur them gjurmë unë i përmenda edhe tre persona që s’janë në mesin tonë. Një opozitë që i shtynë të rinjtë dhe të rejat drejt vdekjes vetëm për të ardhur në pushtet, nuk mendoj se janë gjurmë të mira, djegia e institucioneve të vendit nuk janë gjurmë të mira”, u shpreh Musliu.

Sipas saj, problemet që i ka shkaktuar opozita në kohën e Albin Kurtit, kanë lënë pasoja edhe në zhvillimin e proceseve në vend, duke bllokuar shumë vendime në Kuvendin e Kosovës.

“Sot na vjen një Albin i rafinuar, që paraqitet shumë modern që ka harruar çka ka thënë e çka ka vepruar, sikur ato të kishin ndodhur në një shekull tjetër, është e papranueshme dhe e pakuptueshme”, ka shtuar ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img