Politika amerikane është e bazuar në interesat amerikane dhe tek vlerat amerikane. E, ato interesa dhe ato vlera mbijetojnë, nuk do të ndryshojë me çdo ndryshim të administratës në Washington, thotë drejtori i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.
“Gjithçka është spekulim fiktiv”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.
“Qëllimi ynë në Evropë janë liria dhe paqja, e këto nënkuptojnë integrimin e shteteve të Ballkanit perëndimor në institucionet evropiane. Qëllimi jonë është që Serbia të jetë anëtare me të drejta të plota në BE, dhe këtë e mbështet SHBA. Normalizimi i raporteve me Kosovën është pjesë e këtij qëllimi. Duhet të ketë përparim te dialogu i Brukselit, që të ketë përparime në eurointegrime”, ka thënë ai, duke shtuar s’ka asnjë arsye të besohet se do të ketë ndryshim të politikës amerikane.
I pyetur a është e mundur të anëtarësohet Serbia në BE pa e njohur Kosovën, ai tha se kjo është çështje për BE-në.
“Ajo që bëjmë ne është të mbështesim procesin e normalizimit të raporteve të Beogradit dhe Prishtinës. Momentalisht nuk shohim përtej kësaj”, ka shtuar zyrtari amerikan.