Real Madridi po vazhdon të hasë në probleme për të shënuar gola në këtë periudhë të sezonit.
Barazimi pa gola me Real Betiin nënkupton se madrilenët kanë mbetur 9 pikë prapa lideres, Barcelona në krye të tabelës.
Por, ajo që i përkeqëson gjërat është fakti se “Los Blancos” nuk kanë shënuar gol qe 183 minuta.
Goli i tyre i fundit ishte ai i talentit Alvaro Rodriguez në barazimin 1:1 ndaj Atletico Madridit.
“Unë jam i mërzitur dhe jo i zemëruar për faktin se nuk kemi qenë në gjendje të shënojmë gola në tri ndeshje, hiç golin e Alvaro Rodriguezit, duke e pasur parasysh kualitetin që e kemi. Kjo më mërzit shumë”, ka thënë trajneri Ancelotti.
E nga krejt kjo krizë, më së shumti gjasa ka që “koka” t’i shkojë pikërisht trajnerit italian, i cili është përgjegjësi kryesor në këtë rast.
Edhe vetë ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Napolit dhe Evertonit është i vetëdijshëm se në fund të sezonit mund të shkarkohet nga presidenti i klubit, Florentino Perez.