-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Infermieri i vendos ultimatum bordit të ShSKUK-së: Keni 72 orë kohe, nuk e ndal grevën deri në fatalitet

Infermieri Enlirat Duraku ka paralajmëruar grevë urie për shkak se sipas tij, anëtarja e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Agreta Gecaj-Gashi ka ndërhyrë dhe i ka bërë presion drejtorit të tij për futjen e tij në Komision Disiplinor.

Sipas Durakut, kjo ka ndodhur për shkak se ky po e flet të vërtetën dhe po reagon ndaj padrejtësive e parregullsive.

Ai i ka dhënë kohë 72 orë anëtares së Bordit për kërkim-falje ndërsa ka paralajmëruar grevë urie dhe etje para objektit të SHSKUK-së.

Kjo nuk është hera e parë që Duraku hyn në grevë urie. Ai më herët kishte bërë të njëjtën për një çështje që kishte të bënte me pagën e infermierëve.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

PARALAJMËRIM GREVE
Pas ndërhyrjes dhe presionit nga anëtarja e Bordit të SHSKUK-së znj. Agreta Gecaj-Gashi tek drejtori im që të më denoncoj në Komision Diciplinor për shkak se flas të vërtetën dhe reagoj ndaj padrejtësive dhe parregullsive që shkojnë në dëm të komunitetit tim dhe qytetarëve, anëtares së Bordit të SHSKUK-së në fjalë i jap kohë 72 orë që të tërhiqet nga tendencat për ndërhyrje, presion dhe abuzim me autoritetin si dhe të kërkoj falje.

Nëse kjo periudhë kalon dhe nuk do ketë reflektim, unë do filloj grevën e urisë dhe etjes para objektit të administratës së SHSKUK

-së deri sa kjo kërkesë legjitime të plotësohet, madje grevën nuk do e ndalë edhe nëse do ketë pasoja fatale për mua personalisht, duke u bazuar në problemet shëndetësore në të cilat jam duke kaluar aktualisht siç janë tromboza dhe pankreatiti, e të cilat kërkojnë trajtim dhe perdorimin e terapisë me kohë.

Ky është premtim.

Në anën tjetër falenderoj Drejtorin tim i cili nuk i’u është nënshtruar ndikimit sepse padyshim që e njeh mjaft mirë karakterin tim, konsistencën dhe personalitetin tim.
Padyshim që drejtorit tim i kërkoj falje lidhur me publikimin e bisedës, mirëpo shpresoj në mirëkuptimin e tij sepse po jetojmë në një kohë globalizmi ku ajo që thuhet prekë mendime, mentalitete, koncepte dhe intelekte, mirëpo në mënyrë që të mbështetet një pretendim duhen fakte dhe argumente.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img