-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

E mbani mend? Jori e “BBV” ka xhiruar një reklamë me Ronaldo-n dhe Neymar

Modelja shqiptare, Jori Delli, e cila u bë pjesë e “Big Brother VIP Albania”, për vite me radhë ka qenë ‘fytyra’ e ‘Sportitalia’ në shtetin fqinj.

Duke u rrethuar me njerëz të fushës së sportit, Jorit iu dha mundësia të ishte në një projekt të përbashkët me dy yjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Neymar.

Në gusht të 2019-s, modelja ishte protagoniste në një spot reklamash me futbollistët e njohur. Ato shihen të veshur si aristokratë, e më pas Neymar e Cristiano nisin dyluftimin me shpata.

Për këtë takim, Jori ka folur në emisionin e famshëm italian “Tiki Taka”. Ajo tha se përpara se të fillonte të xhironte atë reklamë, u detyrua të nënshkruante një marrëveshje konfidencialiteti.

Jori saktësoi se kishte takuar Neymar dhe Cristiano vetëm për shkak të këtij bashkëpunimi pune, duke hedhur poshtë aludimet për ndonjë romancë, raportojnë mediat shqiptare.

Ajo u provokua asokohe nëse e dashura e CR7 ishte bërë xheloze për të, por Jori tha:

“Georgina? Nuk mendoj se ishte xheloze “.

25-vjeçarja ka deklaruar gjithashtu se në atë kohë ishte ende e fejuar me Simone Camolese, djalin e Giancarlo, një ish-trajneri i Torinos dhe Livornos, dhe se pas përfundimit të xhirimeve ajo u ndesh me Ronaldon në semafor.

“Unë isha në makinë me ish-in tim teksa ai ishte me Rolls-Royce-in e tij. Ai më pa dhe më buzëqeshi,” tha Jori.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img