-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Erjon Hysa: Dan Hutra më vrau gruan shtatzënë dhe motrën. Si më erdhi lajmi në Gjermani

Nga vrasjet e Dan Hutrës në familjen Hysa në Kodër Kamëz, Erjon Hysa humbi bashkëshorten e tij shtatzënë Hasime Dafkun dhe motrën e tij Mevlute Hysa.

Ndërsa iu plagosën motra tjetër Elena Hysa e cila ka qenë bashkëjetuesja e Dan Hutrës, dhe nëna Kujtime Hysa 60 vjeçe.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, Erjon Hysa tregon se si mësoi ai lajmin e kobshëm, teksa ka qenë në Gjermani së bashku me vëllain e tij, aty ku jetojnë e punojnë.

Spartak Koka: Ti ke humbur dy pjesëtarë shumë të rëndësishëm.

Erjon Hysa: Kam humbur motrën edhe nusen. Nusja ka qenë shtatzënë 2 muajshe.

Spartak Koka: Ti ku ke qenë?

Erjon Hysa: Kam qenë në Gjermani.

Spartak Koka: Si e more vesh lajmin?

Erjon Hysa: Unë kam qenë në punë atë ditë, kam qenë në skelë. Kanë marrë vëllain në telefon, një shoku i vetë, edhe kur e dëgjoj vëllain duke bërtitur. Çfarë është? S’po më tregonte. Zbrita atje, ai po qante me të madhe. Edhe kur më ka treguar se ka vdekur Lutja (motra) dhe Hasimja (nusja). I kanë vrarë.

Spartak Koka: Kur kishte folur për herë të fundit me të?

Erjon Hysa: Kisha folur në mëngjes.

Spartak Koka: Asnjë kërcënim, asnjë rrezik të papritur?

Erjon Hysa: Jo jo pabesi. Se të ishte ashtu, kisha ardhur.

Spartak Koka: Me Dan Hutrën je takuar ndonjëherë?

Erjon Hysa: Jo asnjëherë.

Spartak Koka: Ke folur ndonjëherë në telefon?

Erjon Hysa: Në telefon kam folur vetëm një herë. Edhe kur kam folur, ai njeri s’më ka pëlqyer.

Spartak Koka: Përse?

Erjon Hysa: S’e di. Më tregonte dhe motra se kur del i jep makinës shpejt, ecën me shpejtësi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img