-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Si u ndaluan nga Policia Shqiptare në Kukës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Fehmi Lladrovci…

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Nura, ka treguar në emisionin Pressing në T7 për ndihmën që kishin marrë nga shteti i Shqipërisë dhe Ushtria Shqiptare në fillimet e themelimit të UÇK-së.

Nura tregoi edhe futjen e grupit të parë në Kosovë nga Bajram Curri dhe ndalimin nga policia shqiptare në Kukës. Ai tregoi se policia nuk e dinte kush ishin dhe kur i kishin parë me shumë armatim kishin lindur dyshime.

“I zgjodha tri armë që më merrke mendja që muj i futi në Kosovë dhe më shërbejnë dhe të tjerat gradualisht secili furnizohej. Në atë grup kemi qenë diku deri në Kukës, apo Bajram Curr, diku 35 vetë. Na kemi hyrë në Kosovë diku 28 veta. Grupi i parë që jemi futur. Përmes Terrasës së Zogut. Patëm dëshirë të shkonim në natën e parë, por me sugjerimin e oficerëve të Shqipërisë, ata kishin parë lëvizje të shumta të serbëve dhe na thanë të presi”, tregon historinë Nura.

“Na kishte ndalur edhe policia. Në atë grup ishin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Fehmi Lladrovci. Elita e Ushtrisë. Policia nuk e ka ditur kush jemi. Ishim me dy tri kombi. Kur na panë me armatim u bë e madhe. Na cuan në Kukës, deri sa e morëm vesh kush jemi.  E bëmë kontakte me Ministri të Brendshme e të tjera. Na lëshuan, por pastaj ishte e bërë e madhe dhe në sajë të asaj nuk na lejuan të shkojmë tutje. Ishte rrugë e vështirë shumë kur u nisëm më në fund. Nuk e mendonim se të gjithë do të futeshim në Kosovë. Ishte kohë e vështirë.”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img