-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Reagon LDK pasi SHBA u shqetësua për deklaratat e partive opozitare kundër Planit Evropian

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të shqetësuara lidhur me deklaratat e bëra nga opozita për kundërshtimin e propozimit evropian.

Ai thotë se LDK-ja është kundër mashtrimit, e jo kundër partnerëve të shtetit të Kosovës, raporton Indeksonline.

Siç thotë ai, forca politike që udhëheq me vendin i ka mashtruar qytetarët për 15 vite, duke radhitur disa arsye. Ndërkaq sipas Hotit “tani e njëjta forcë politike pranon të zbatoj të gjitha marrëveshjet paraprake dhe thirret në elemente specifike të atyre marrëveshje që sigurojnë kushtetutshmërinë në zbatim”.

Shkrimi i plotë:

LDK-ja është kundër mashtrimit, e jo kundër partnerëve të shtetit të Kosovës.

Forca politike që udhëheq me vendin i ka mashtruar qytetarët për 15 vite, sepse:

– e ka kundërshtuar Planin e Ahtisarit që ka sjellë pavarësinë;

– e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit që ka trasuar rrugën e integrimit evropian të Kosovës;

– e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, e cila e ka sjellë njohjen nga Izraeli dhe përfitime të tjera;

– e ka kundërshtuar me dhunë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht thirrjes nga zyrtarët më të lartë të SHBA-së për të mbështetur atë, e sot e konsideron demarkacionin si çështje të kryer;

– i ka kundërshtuar të gjitha marrëveshjet e dialogut në 10 vitet e fundit, disa prej të cilave kanë mundësuar shtrirje të sovranitetit në të gjithë territorin e vendit dhe i kanë siguruar Kosovës prezencë në forume ndërkombëtare;

– e ka kundërshtuar me dhunë marrëveshjen e parimeve të vitit 2015, e cila siguron zbatim të Kushtetutës së Kosovës në zbatimin e marrëveshjes së vitit 2013.

Ndërkaq, tani e njëjta forcë politike pranon të zbatoj të gjitha marrëveshjet paraprake dhe thirret në elemente specifike të atyre marrëveshje që sigurojnë kushtetutshmërinë në zbatim.

LDK-ja është kundër mashtrimit.

LDK-ja është për shtetin e Kosovës.

LDK-ja është për ruajtje të partneritetit me miqtë.

Siç thanë nga ambasada amerikane, këto pikëpamje nuk përputhen me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin.

“Jemi të shqetësuar me deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj propozimit të BE-së. Këto pikëpamje nuk përputhen me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin”, thuhet në një përgjigje të ambasadës amerikane./Indeksonline/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img