7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Lladrovci pret në konak liderin e BDI-së dhe PDK-së, Ali Ahmetin dhe Memli Krasniqin

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në konak, liderin e BDI-së dhe të PDK-së, z. Ali Ahmetin dhe z. Memi Krasniqin me bashkëpunëtorë me ç’rast, diskutuan për çështjet që po kalon rajoni, Kosova dhe pritshmëritë e shqiptarëve në këto ditë delikate.

Çështja e Kosovës është çështje me interes më të madh se sa e mendojmë, andaj, edhe përkrahja jashtë Kosovës është e madhe dhe do zgjidhur një herë e përgjithmonë, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Bashkëbisedim i përzemërt mes shokësh, për çështjet që po kalon rajoni, Kosova dhe pritshmëritë tona në këto ditë delikate.

Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë, Talatin, Artanin, Arbrin, Besnikun, Fatonin, Jetonin, Bajramin e Beratin, në diskutim me Memli Krasniqin dhe Uran Ismailin, theksuan se janë optimist për Kosovën, duke cekur përvojat e kaluara.

Çështja e Kosovës është çështje me interes më të madh se sa e mendojmë, andaj, edhe përkrahja jashtë Kosovës është e madhe dhe do zgjidhur një herë e përgjithmonë.

Kosova është gjaku ynë që nuk falet!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img