3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Viti 1990, kështu ndodhi takimi i parë ndërmjet Adem Jasharit dhe Hashim Thaçit në Prishtinë

Në librin “Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi” të autorëve Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu, një fragment tregon historinë që më vonë do të jetë rruga e pakthim drejt lirisë dhe pavarësisë.

Bëhet fjalë për vitin e largët 1990, vendndodhja në Prishtinë.

“Ishin një grup që qëndronin në restorantin “Grill”, në Kodrën e Diellit, mbi Qendrën e Studentëve. I pari, ai që dukej më i moshuari, kishte flokë të gjata dhe mjekër të dendur. Quhej Adem Jashari dhe djemtë që e shoqëronin ishin Sami Lushtaku dhe Jakup Nura. Përballë tij qëndronin Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Ishte qershori i vitit 1990”, shkruan në librin e botuar kohë më parë nga dy gazetarët e njohur.

Tutje në këtë pjesë thuhet se ata u takuan para Fakultetit Filozofik dhe vijuan me një shëtitje të lirë pranë Bibliotekës Popullore, ndërtesës së Rektoratit, për të përfunduar para Teatrit Kombëtar.

“Gjatë shëtitjes Adem Jashari kishte pyetur për studentët, Lëvizjen e tyre, intelektualët. Dukej i vëmendshëm, dhe në drekë lëshoi fjalën që Hashim Thaçi do ta kujtonte shpesh më pas në intervista (Unë dhe shokët e mi do të jemi mbështetës ndaj çdo formë rezistence që do të vendosni ju)””, përfundon kjo pjesë që flet për takimin e krerëve të rezistencës çlirimtare që vite më vonë do të njihej si Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. /Demokracia.com/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img