-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Luftë trafikut të drogës dhe pastrimit të parave”, DEA amerikane kërkon ndihmën e shqiptarëve

DEA amerikane u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të denoncojnë rastet e trafikut të drogave të forta, duke garantuar se të gjitha të dhënat e qytetarëve do të mbahen të fshehta.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale Ambasada e SHBA-ve në Tiranë u bën thirrje qytetarëve të kontribuojnë në luftën kundët trafikut të drogës dhe të pastrimit të parave

Ambasada ka publikuar numrat e kontaktit ku mund të telefonojnë qytetarët.

Njoftimi i Ambasadës

Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në whatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov.

Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img