-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Ngjarjet e 5,6 dhe 7 marsit përbejnë një ndër shtyllat më të forta të Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës, ka filluar me ceremoni seanca solemne në 25 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka ftuar të gjithë deputetët dhe mysafirët që janë pjesë e kësaj seancë që të ngrihen në këmbë derisa interpretohet himni i Kosovës dhe ai Kombëtar.

Më tej, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fjalës së saj është shprehur se ngjarjet e 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998 përbejnë jo vetëm kujtesën për historinë më të re të Kosovës, por edhe një ndër shtyllat më të forta që u ngrit shteti i Kosovës.

Tutje, ka shtuar se Epopja e UÇK-së është e epope e dinjitetit, krenarisë dhe lirisë së vendit.

Osmani ka thënë se në këtë betejë të lavdishme u përjetësua vendosmëria e familjes Jashari dhe gjithë luftëtarëve të UÇK-së për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës.

“Ne duhet dhe do ta mbajmë të gjallë kujtesën për sakrificën e familjes Jashari dhe të UÇK-së. Ne e fituam lirinë sepse e njohëm peshën e saj për shekuj. Lirinë e fitojnë ata popuj e ato vende që besojnë vërtetë në të. Këtë më së miri e kishte kuptuar edhe komandanti Adem Jashari. Ai përgatitjet për luftën me Serbinë i kishte nisur qysh në vitin 1991. Ai ishte i vendosur, rrethimin nuk mund ta duronte. Beteja e Jasharëve u shndërrua në frymëzim për mijëra të rinjve e të rejave. Kjo zgjoi edhe ndërkombëtarët. Ai është personifikim i heroizmit dhe sakrificës”, ka thënë Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img