2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Vetmia e madhe”: Çka na thotë biseda frymëzuese e Hamëz dhe Adem Jasharit më 1995?

Për çdo 5, 6 dhe 7 mars shfaqet një kronikë e realizuar nga TVSh-ja në kullën e familjes Jashari. Këto janë mes pamjeve të pakta e të rralla që shfaqin dromca pikëpamjesh prej heronjëve të Kosovës por edhe atmosferën e përgjithshme në të. Çka saktësisht flitet aty?

Aty shfaqen fillimisht Hamëz e Adem Jashari duke kënduar, derisa i pari edhe edhe i bie çiftelisë.

Duhet theksuar se kjo kronikë është realizuar në vitin 1995, në një kohë kur fati i Kosovës dukej i humbur derisa skena politike shoqërore në Kosovë krejt e përhumbur.

Rrëfimi i Ahmet Delisë

“E qishtu dajë, a e din a s’e din, Ahmet Delija me sakicë u shku me dekë për kojshi!” – nis fjalën e tij Hamëz Jashari, derisa i drejtohet dajës së tij Osman Gecit.

Por, e gjithë kjo del se ishte nisja për një kritikë ndaj shoqërisë kosovare, që sipas Hamëz Jasharit ishte bërë anemike ndaj pushtuesit serb.

“N’pikë t’nat’s, veç e ka ni zanin auu… (nuk kuptohet) se na ranë shkjet. Para 83 vjete po bahen. E na sot n’këto ditë, n’vend se me mbledhë men’, vijnë tre-katër shkje, milic kishe n’uniformë demek, e rrethekojnë ni shpi, e hijnë, e brimë robët, e piskamë, e kush s’del me thanë t’shkoj t’i nimoj qatij vëllau.” – thotë ai, i drejtuar kah daja i tij, Osman Geci.

Gjatë gjithë kohës, Adem Jashari miraton në mënyrë pasive.

Por, më pas fjalimi i Hamëz Jasharit nis e bëhet edhe më frymëzyes duke shpërfaqur – me sa duket – një ndjesi të fortë vetmie për veprimtarinë çliruese. Ajo është e mbushur me kritika ndaj shoqërisë, por edhe ndaj politikës vendore.

Vetmia e madhe

Me një zë të këndshëm dhe një guxim të jashtëzakonshëm, Hamëz Jashari vazhdon fjalimin e tij me këto fjalë:

“E thomë, valla s’kanë dashtë dikur ata t’parët ishin kon t’ligj se s’ishum metë nër shk* na. A s’dashtën ata a s’po domë na sot? Hajde tash e bojmë ni analizë këtu! A ken ma t’fortë ata atëherë pa ditë shkrim lexim, letrat te hoxha u duftë m’i çu mej lexu ja te popi kur jau kanë çu bijtë prej ushtrie a pej kurbeti a diku. E na sot kemi djem, kemi dijetarë, tu i marrë prej profesorave, magjistra, doktorra, akademika, t’rangut botnor edhe i kemi shti vesht n’lesh. Sh*au te dera! Dej kur dojmë me duru kështu ma?”

Këto fjalë të z. Hamëz Jashari i miraton edhe daja i tij, Osmani.

“Sot ju kena hi rrugës demokratike. Po menojmi që me biseda çlirohet vatani.” – nis fjalën e tij me një zë dëshpërimtar ai.

“Phaj, vatani me demokraci s’çlirohet,” – i ndërhyn Hamza.

“Akademiki po thotë luftë s’du, t’burgosnit politiqarë luftë s’domë… po menojnë që luftën do t’jau bojnë disa që nuk dijnë bajagi. Ai duhet vet qaj me i pri rrugës për fatin e popullit, qi e ka zgedh populli. Dhe, populli janë mas tij. Po kta, tu munue me gjetë, dikushi ne t’hin, e na t’rrimë mas tyne. Gja qi po shihet.” – shprehet z. Osman Geci.

Në masakrën e 5, 6 dhe 7 marsit do të humbnin jetën në mënyrë heroike të tre personazhet e kësaj kronike televizive.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img