-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Xhuli i drejtohet Vedatit: Të kërkoj publikisht falje që të kam thënë frikacak për mospjesëmarrje në luftë

Në “Darkën e të Nominuarve” në Big Brother VIP Kosova ka pasur një përballje mes Xhuli Nurës dhe Vedat Bajramit.

Banorët kanë diskutuar bashkë për debatet që kanë pasur, e po ashtu dhe për ofendimet që kanë bërë ndaj njëri-tjetrit.

Modelja nga Drenica i ka kërkuar falje aktorit shqiptar, pasi disa herë e sulmoi për arsyen se përse nuk mori pjesë në luftë.

“Unë të kërkoj publikisht falje që të kam thënë që je frikacak, edhe që nëse meshkujt si ti ikin të gjithë, Kosova jonë nuk kish qenë e lirë. Unë thjesht e kam dhënë një mendim timin, jo personalisht për ty se ti e ki jetën tënde dhe ka pasur plot qindra njerëz që e kanë vendosur të ikin nga lufta për një jetë më të mirë”, u shpreh ajo.

“Shyqyr që kemi pasur meshkuj që kanë luftuar se ne përndryshe e kishim humbur luftën. Por, ti ke qenë i ri. Falë tyre jemi këtu. Unë kam bërë gabim, ndoshta jam nxituar dhe ta ka thënë këtë gjë. Ndoshta edhe je prek, të kërkoj publikisht falje Vedat Bajrami. Kur vjen te tema e luftës, unë akoma e vuaj atë. Kam akoma një breng të madhe për atë kam reaguar në atë lloj mënyre”, shtoi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img