2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Iraku e ndalon konsumimin e alkoolit

Iraku ka nisur zbatimin e ligjit që u miratua muajin e kaluar nga kuvendi i këtij vendi e që ndalon konsumimin e alkoolit.

Të shtunën doganierët irakianë morën urdhra që të nisin zbatimin e ligjit, pavarësisht kundërshtimeve/

Por, kjo po kundërshtohet nga një grup deputetësh krishterë, të cilët e dërguan ligjin në gjykatë duke e konsideruar jodemokratike.

Konsumimi i alkoolit në ambientet publike është i ndaluar në Irak, ku shumica e popullsisë janë të besimit mysliman, por alkooli mund të blihet në dyqane të posaçme dhe lokale të licencuara.

Ligji ishte miratuar fillimisht në vitin 2016-të, por hyri në fuqi vetëm në shkurt, pasi u botua në fletoren zyrtare. Sipas tij, ndalohet shitja, importi dhe prodhimi i alkoolit.

Ata që shkelin ligjin do të dënohen me 25 milionë dinarë irakianë, ose 16 mijë euro.

Deputetët e krishterë, anëtarë të Lëvizjes Babilonase, thonë se ligji është antikushtetues sepse nuk njeh të drejtat e pakicave dhe kufizon liritë e tyre.

Gjithashtu, sipas tyre ligji bie ndesh me një tjetër dekret qeveritar, sipas të cilit aplikohet një taksë 200 për qind e vlerës mbi pijet alkoolike të importuara nga jashtë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img