-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Raportonte nga çatia e shtëpisë për rrethimin e familjes Jashari, ky është rrëfimi i gazetarit

Për muaj të tërë, Sabit Istogu, ishte korrespodent i mediave të huaja për të raportuar mbi luftën në Kosovë.

Shtëpia e tij u kthye në një medium të fshehtë.

Nga çatia, gazetari i Rilindjes, Sabit Istogu vëzhgonte luftën që bëhej në mes forcave paramilitare serbe e familjes Jashari 25 vite më parë.

Përmes telefonit të tij, mbi çka do që shihte e dëgjonte raportonte tek kryeredaktori i tij.

Ai tha se pas raportimit ne gazetën ku punonte të gjitha agjencitë e akredituara në Kosovë, kërkonin intervista me të për të kuptuar se çfarë po ndodhte në të vërtetë.

Istogu, që atë kohë ishte 48 vjeçar, tregoi edhe komunikimin që e kishte me Rifat Jasharin i cili ishte jashtë shtetit.

Ai kujton edhe se si kishte njoftuar opinionin se me 9 mars do të bëhej varrimi i trupave të vdekur të Jasharëve.

Për muaj të tërë, Sabit Istogu, ishte korrespodent i mediave të huaja për të raportuar mbi luftën që po bëhej në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img