Dëshmi në trup bart edhe një pjesëtar i FSK-së, i cili është nga Prekazi dhe pjesëtar i familjes Jashari.
Valdet Jashari, i cili për 25 vjet veshi uniformë ushtarake, në ofensivën e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 humbi 11 anëtarë të familjes, derisa vetë mbeti me 11 plagë në trup.
Ai rrëfen takimin e fundit me komandantin Adem Jashari.
Për 25 vjet, veshi disa uniforma ushtarake. Fillimisht atë të UÇK-së, pastaj të TMK-së e tani vazhdon me uniformën e Ushtrisë së Kosovës, atë të FSK-së.
Jashari rrëfen këtë ofensivë dhe takimin e fundit me komandantin Adem Jashari më 4 mars të vitit 1998.
“Tha isha me i pa te plagosurit që janë plagos me 27 shkurt në luftën e Likoshanit dhe Qirezit, aty komandanti na dha armatim e municion që ia kishin dhënë shokët, … na tha sonte bëni 4 palë sy sepse fabrika e municionit është mbushur me armatim dhe pritet sulmi çdo moment”, shprehet ai.