4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Foto e parë pas sulmit mbi Jasharët, Blerim Latifi rrëfen historinë e atyre që shtinë mbi policinë serbe

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka publikuar foton e një polici të regjimit serb i cili po qëndronte afër shtëpisë së Adem Jasharit më datën 8 mars, një ditë pasi kishte përfunduar sulmi tre-ditor mbi Jasharët.

Në sulmin e që filloi më 5 mars, u rrethua familja Jashari nga Prekazi, ndërsa u vranë edhe gra e fëmijë. Latifi, që atë kohë ishte i ri, tregon historinë e personave që sulmuan serbët, me shpresën që do të ndihmon të rrethuarit, por që për fat të keq u vranë e u plagosën nga makineria ushtarake serbe.

“Dikush e publikoi këtë fotografi në rrjetet sociale. Një polic po qëndron para shtëpisë së Adem Jasharit. Automjeti i blindur më tutje më përkujton se kjo fotografi është bërë të dielën, pra me 8 mars, kur tanimë sulmi i policisë kishte mbaruar dhe gazetarët e parë kishin filluar të hynin në Lagjen Jasharaj”, shkruan Latifi.

“Shtëpitë në kodrën përballë janë shtëpitë e lagjes time. Prej andej ne kishim parë gjithë ngjarjen e atyre tri ditëve. Ky automjeti i blinduar atë ditë të diele për një kohë të gjatë ishte endur arave rreth e rrotull në kërkim të të vrarëve. Dikur e patën gjetur kufomën e Isak Halilit nga Dubovci, i cili ishte vrarë tek Livadhi i Hanit. Isaku bashkë me vëllain e tij Sadikun kishin ardhur nga Dubovci për t’u ndihmuar të rrethuarve. Ishin qëlluar nga policët që kishin zënë pozicionet në arat sipër livadhit. Pas një këmbimi zjarri, Isaku kishte mbetur i vrarë në vend. Sadiku i plagosur ishte tërhequr drejt shtëpive tona me të rënë nata. E patën sjellur në odën e Xhemajl Ismajlit të mbështjellur me një batanije. Ishte hera e parë që shihja një të plagosur në atë gjendje. Askush nuk besonte se do t’u mbijetonte plagëve, por ai mbijetoi. Mbijetoi, si për ta përmbushur atë porosinë shekspiriane, të cilën na e kujton At Zef Pllumi : Rrno për me tregue!”, përfundoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img