3.7 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Peci kap “kacinë” dhe punon tokën në një nga fshatrat veriore

Sot në këtë ditë vikendi, ministri mitrovicas i bujqësisë, Faton Peci, e ka kaluar në tri fshatrat veriore.

Ai bashkë me qytetarët e Cerajës, Koshtovës së Vllahisë dhe Bistricës ka bashkëbiseduar rreth potencialit zhvillimor që ka kjo zonë, ndërsa tregoi se banori Shaqir Hetemi është përfitues i një granti mbi 90 mijë euro në vitin 2022.

Postimi i plotë:

Gjatë ditës së sotme vizituam fshatrat e Leposaviqit / Albanikut; Cerajën, Koshtovë e Vllahisë e Bistrisë, ku bashkëbiseduam me banorët rreth nevojave e angazhimeve të tyre lidhur me sektorin e bujqësisë.

Në fshatin Cerajë, takova Ahmetin dhe vëllezërit e tij me të cilët diskutuam rreth nevojës së rritjes së Fondit Blegtoral me theks të veçantë, tek bagëtitë e imta.

Përmes Programit për Zhvillim Rural – Grante 2023, do të ndajmë 5 milionë euro për ngritjen e Fondit Blegtoral.

Ndërsa në Bistricë, me banorët e këtij fshati biseduam rreth potencialit zhvillimor që ka kjo zonë e ky fshat më konkretisht.

????‍????Shaqir Hetemi, është njëri nga banorët përfitues nga Programi për Zhvillim Rural – Grante 2022, në vlerë prej 90.970,00€. Edhe pse vizita sot nuk u realizua, rregullisht do të jemi në kontakt me Shaqirin dhe të gjithë përfituesit deri në finalizim të grantit me qëllim të të qënit dëshmitarë të ngritjes së kapaciteteve të fermave e agrobizneseve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img