Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu thotë se Ankaraja po punon shumë për të zgjeruar një iniciativë të mbështetur nga OKB-ja që i ka mundësuar Ukrainës të eksportojë grurë nga portet e bllokuara nga Rusia pas pushtimit të saj.
“Ne po punojmë shumë për zbatimin e qetë dhe zgjerimin e mëtejshëm të marrëveshjes së grurit të Detit të Zi”, tha Cavusoglu në një fjalim në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për vendet më pak të zhvilluara që po mbahet në Doha, Katar.
Cavusoglu tha gjithashtu se ai diskutoi përpjekjet e zgjerimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Iniciativa për drithërat e Detit të Zi e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia korrikun e kaluar lejoi eksportimin e grurit nga tre porte të Ukrainës. Marrëveshja u zgjat në nëntor dhe do të skadojë më 18 mars nëse nuk bihet dakord për një zgjatje.