-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Nga një muaj paraburgim 14 të arrestuarve në rastin ‘Brezovica’

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar nga një muaj paraburgim, 14 të arrestuarve në valën e fundit të arrestimeve, në rastin ‘Brezovica’.

Të arrestuarit me inicialet B.S., F.S., E.S., A.S., Sh.R., L.H., R.A., M.A., K.G., S.B., A.M., B.O., B.A., N.A. dhe Sh.H., akuzohen për veprat penale fajde dhe shmangie nga tatimi.

“Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Ndërkaq sa i përket të dyshuarit S.B., i është refuzuar kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit dhe iu caktuar masë e sigurisë ndalimi për t`iu ofruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një 1 muaji, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Në aksionin e 2 marsit, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, janë kontrolluar dhe bastisur një numër i madh i  autosalloneve, shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt,Vushtrisë, Lipjanit, komunës së Vitisë, ku, me ç’rast janë arrestuar 14 persona.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img