2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Dodik përzihet sërish në punët e Kosovës, tregon çfarë Asociacioni duhet formuar

Lideri i serbëve të Bosnjë e Hercegovinës, i cili është edhe kryetar i ‘Republika Srpska’, Milorad Dodikut, sërish i ka ardhur dita që të përzihet në punët e brendshme të Kosovës.

Kësaj radhe ai foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

Ndër të tjera, ai e ka quajtur kriminel ish-ndërmjetësin ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, Wolfgang Petrisch.

Ndërkohë, ai shtoi se sipas Marrëveshjes së Brukselit, Asociacioni duhet të reflektojë funksionalisht interesat e popullit serb në Kosovë.

“Shkelja e marrëveshjeve ndërkombëtare është vepër penale dhe kriminelët si Petrisch nuk duhet t’i japin mësim askujt. Sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe, ai nuk është shoqatë e qytetarëve siç sugjeron Petrisch. Sipas Marrëveshjes së Brukselit, Asociacioni duhet të reflektojë funksionalisht interesat e popullit serb në Kosovë”, theksoi ai.

Ai tha se “të sugjerosh se cilit kamp duhet t’i bindet Serbia dhe rajoni i Ballkanit është një refleks i një menaxheri kolonial që e sheh këtë rajon dhe qasjen ndaj tij përmes asaj që bëri në Bosnjë e Hercegovinë si një përfaqësues i lartë”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img