16.9 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Studimi: Kjo është periudha më stresuese e ditës

Shkencëtarët bënë një hulumtim të ri dhe identifikuan kohën më stresuese të ditës dhe në bazë të rezultateve u gjet një ndryshim në mënyrën se si gratë përjetojnë stresin në krahasim me burrat.

Siç raporton nypost.com, studimi u krye në një kampion prej 2000 njerëzve përmes OnePoll for Rescue Remedy dhe zbuloi se mëngjesi është koha më stresuese e ditës.

Konkretisht, koha stresuese është ndërmjet orës 07:23 dhe 8:43 paradite, ndërsa stresi i parë ndodh rreth orës 8:18 të mëngjesit.

Sipas studiuesve, gjatë kësaj periudhe mund të ndodhin situatat e mëposhtme, të cilat krijojnë ankth:

Trafiku në rrugë

Njolla në rroba (nga kafeja, ushqimi ose make-up)

Thyerja e një objekti (p.sh. një gotë)

Zgjimi i vonuar

Njolla në tapetin në shtëpi

Gjithashtu, sondazhi zbuloi se lodhja (46%), gjumi i prishur i natës (36%) dhe një ditë e gjatë në punë (33%) ishin ndër arsyet kryesore që një person të jetë i stresuar ditën tjetër.

Kështu, katër nga dhjetë (41%) pohojnë se kanë qëndruar zgjuar natën ose se u është prishur gjumi për shkak të bezdisjeve të përditshme. Në fakt, gratë në një normë prej 50%, në ndryshim nga burrat që ishin 32%, stresoheshin më shumë.

Zëdhënësja e Rescue Remedy Zuzana Bustikova tha “më shumë se kurrë, është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë na thonë trupat dhe mendjet tona dhe, megjithëse nuk është gjithmonë e lehtë, është jetike të ngrënit mirë, të vendosim një rutinë relaksimi para gjumit dhe të gjejmë kohë për të kujdesemi për veten”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img