Presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq tha se Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik po luan me zjarr.
Izetbegoviq i është përgjigjur Dodikut i cili ka paralajmëruar referendum më 25 shtator, me të cilin qytetarët e kësaj republike do të deklaroheshin për ndarje ose mbetje në kuadër të Bosnjës.
“Ai vazhdimisht është duke u përpjekur të rrit vijën e asaj që i është lejuar këtij vendi dhe çfarë është e pranueshme për komunitetin ndërkombëtar. Nëse ata kalojnë këtë vijë, ajo nuk do të kalojë pa pasoja”, tha Izetbegoviq për AFP, transmeton lajmi.net.
Ai shtoi se Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Valentin Inzko do të marrë masa për të parandaluar referendumin.
Izetbegoviq paralajmëroi se referendumi kërcënon “parimet e vendosura 21 vjet më parë, të cilat kanë mundësuar paqen në këtë vend”. /Lajmi.net/