Ka dalë sot para Gjykatës, shefi i stacionit hekurudhor në Larisa, ku ndodhi aksidenti tragjik ku mbetën të vdekur 57 pasagjerë, mes tyre edhe katër shqiptarë.
Ata janë identifikuar si Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xholla dhe Klaudia Lat Ndaj mjeshtrit të stacionit është ngritur akuza për prishje të sigurisë së transportit publik dhe vrasje nga pakujdesia si dhe shkaktime të lëndimeve trupore.
“Po mbaj mbi shpinë 35 arkivole”, kështu është shprehur mjeshti i stacionit në momentin e arretsimit. Gjatë ditës pritet të shpallet vendimi i Gjjykatës për masën e sigurisë ndaj tij.
Mediet greke shkruajnë se shefi i stauionit, 59 vjeç është në gjedje të rënduar psikologjike. Sakaq mësohet se kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka kërkuar falje për tragjedinë në Larisa.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet siciale, kryeministri shprehu përkushtimin se drejtësia do të vendoset shumë shpejt dhe personat përgjegjës do të vihen para drejtësisë, duke shtuar se në ditët në vijim ministri kompetent do të njoftojë ndërhyrjet për përmirësimin e menjëhershëm të sigurisë së hekurudhave deri në përfundimin e Sistemit të Administrimit Elektronik.
Ai thekson se do t’i kërkojë menjëherë Komisionit Europian dhe vendeve mike ndihmën e tyre në aspektin e njohurive, në mënyrë që më në fund të marrin trena modernë, si dhe se do t’u propozojë të gjitha palëve të angazhohen tani e tutje që në Parlamentin e ardhshëm të ngrihet një Komision i Posaçëm për të hetuar historinë e hekurudhave greke përgjatë njëzet viteve të fundit.