-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Arifi: Plani franko-gjerman, thikë pas shpine për shqiptarët në Luginën e Preshevës

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi e konsideron planin franko-gjerman për normalizmin e marëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, një thike pas shpine për shqiptarët në Luginë.

Arifi u shpreh se në këtë plan, nuk janë përmendur shqiptarët e Luginës.

Sipas Arifit, kjo është një thikë pas shpine edhe për votuesit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili më parë ka deklaruar se nuk do ta pranojë Asociacionin.

“Plani franko-gjerman, në mbështetje edhe të Kurtit, sepse ata në parim e kanë pranuar, Kurti e ka pranuar, është një thikë pas shpine për shqiptarët e Luginës së Preshevës, por është edhe një thikë pas shpine për çdo votues të Albin Kurtit. Në planin franko-gjerman, është cekur një vetë qeverisje e minoritetit serb.

Në kontekst, është thikë pas shpine për çdo votues dhe simpatizanti të Vetëvendosjes. Kurse për ne, në planin franko-gjerman nuk jemi cekur fare, nuk është cekur reciprociteti, për të cilën më së shumti ka folur Kurti. Jemi të tradhtuar”, theksoi ai

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img