Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Haradinaj pritet të bëj homazhe nga ora 10:00.
5 marsi shënon sulmin e tretë të Serbisë mbi familjen Jashari.
Pas një lufte që zgjati tri ditë, 59 anëtarë të familjes Jashari ranë heroikisht, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin.