E ardhmja e serbëve e shqiptarëve në Kosovë u diskutua në takimin e Brukselit.
Marrëveshja Kosovë-Serbi apo ndryshe plani franko gjerman mbi të cilin u tha se pati dakordim të dy shteteve fqinje, ka disa pika.
E për këtë takim si dhe dialogun mes dy shteteve, mitrovicasit ne jug e veri kanë mendime të ndryshme.
Qytetare nga Mitrobivica e Veriut, thonë se janë te kënaqur me takimin e dy krerëve shtetërorë.
Edhe nga Mitrovica e Jugut janë optimiste lidhur me marrëveshjen per te cilën u dakorduan krerët e dy shteteve.
Edhe pse shefi i diplomacisë së BE-së, Joseph Borell ka thënë se palët janë marrë vesh në Bruksel, propozimi i BE-së nuk u nënshkrua gjatë takimit të fundit.