-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Emocionon ish-eprori i UÇK’së: Një nga rastet më të rënda të luftës ishte vrasja e dy fëmijëve

Forcat barbare serbe gjatë kohës së luftës në Kosovë nuk kursenin as civilët në arritjen e qëllimit të tyre, spastrimin etnik e kryerjen e gjenocidit, ku në mesin e shënjestrave të tyre u bënë edhe fëmijët.

Në mesin e mbi një mijë fëmijëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ishin edhe dy fëmijë nga Vushtria, të cilët ish-komandanti i UÇK-së, Gani Imeri kishte tentuar që t’u dilte në ndihmë për t’i shpëtuar.

Imeri në emisionin “n’Demos” këtë moment thotë se e ka përjetuar më së rëndi gjatë asaj kohe.

“Në të gjitha anët e Kosovës, e sidomos në zonën tonë, popullata ndihej e rrezikuar, njëri prej traktorëve që po shpërngulej me civilë brenda e kish kalu postbllokun e Policisë, ku ata e kishin ndaluar shumë gjatë aty, pa dijen e tij, i kanë vendos një GPS traktorit, pasi kanë planifikuar që do t’iu bashkohen emigrantëve të tjerë, e që kur arriti në Dumnicë të Epërme, kanë filluar granatime shumë të fuqishme mbi popullatën civile, ku i vrasin shtatë civilë e 18 i plagosin rëndë. Ishte kohë e bombardimeve të NATO-s, ishte kohë e vështirë, kishim mungesa të naftit, e bënim përpjekje që sa më shumë t’iu dalim në ndihmë të plagosurve.”

“Një prej rasteve që ka qenë më i rëndi prej tyre, ishte plagosja e dy fëmijëve të rinj që kanë qenë të moshës 8 dhe 9 vjeç, si dhe një vajzë ishte e shtrirë rreth 13-vjeçare si dhe një fëmijë akoma më i vogël ishte ulur, kur i kam parë ata fëmijë, ishin të prekur nga granatat, pjesët e trupit iu dalloheshin, pastaj kur e kontrollova vajzën, e kish pasur një cop të granatës në kokë, si pasojë e saj edhe kishte vdekur, dhe e mbulova me një batanije e u thash që duhet të dërgohen në spitalin ushtarak, duke i dërguar ata fëmijë, ai fëmija tjetër i vogël filloi të qante, it hash çka po ndodh, ai ka qenë rreth 10-vjeç i cili më thoshte se pse nuk po e merrni edhe motrën time, ishte shumë e rëndë të i dëgjoja ato fjalë. E mora motrën e tij, një ushtar i ri ishte e i thash merrne kufomën, e mbaje deri sa të shkojmë në spital, aty kishte plot të tjerë të plagosur, kur arritëm në spital u thash motrave aty që ta marrin vajzën e ta dërgojnë për shërim, edhe pse kuptohej që ajo ishte e vdekrur, pas një kohë vdes edhe fëmija tjetër, e njëri i ka mbijetuar plagëve, ai tani jeton dikund në perëndim”, ka rrëfyer ish-eprori i UÇK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img