-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Dëshmitarët e rremë”, Grenell: Mediat të hulumtojnë ndjekjen penale të Thaçit nga ish-kryeprokurori Smith

Ish ambasadori i ShBA-ve në Gjermani dhe ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u ka bërë thirrje mediave që të hetojnë ndjekjen penale të ish-presdientit, Hashim Thaçi nga ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Jack Smith në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Grenell tha se Thaçi është ende në burg – megjithatë aktakuza e Smith është mbushur me gënjeshtra, duke theksuar se ish-kryeprokurori Smith e ka shkatërruar reputacionin e Hagës.

“Mediat duhet të shikojnë ndjekjen penale të Hashim Thaçit në Hagë nga Jack Smith. Thaçi është ende në burg – dhe megjithatë aktakuza e Jack Smith është e mbushur me gënjeshtra. Dëshmitarët e rremë tani kanë disa akuza të egra për taktikat e Jack. Ai ka shkatërruar reputacionin e Hagës”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img